Dhuna ndaj grave shqetësuese, 2 vranë veten, 4 të tjera u rrahën vetëm dje
Dhuna në familje, kryesisht ndaj grave vazhdon të jetë në nivele shqetësuese në vendin tonë.Vetëm gjatë ditës së djeshme referuar të dhënave të përcjella nga policia e shtetit janë regjistruar 2 të reja njëra prej tyre vajzë e mitur vetëm 14 vjeçe i kanë dhënë fund vetë jetës së tyre, ndërsa katër raste të tjera janë raste të dhunimit nga familjarët e tyre.2 vetëvrasje- Kështu me datë 7 gusht shtetësja V.Xh 36 vjeçe,banuese në Maminas është vetëhelmuar. Ajo është transportuar në Spitalin Nënë Tereza për mjekim, ku dhe ka gjetur vdekjen.Viktima e dytë është regjistruar në fshatin Katund i Ri. Shtetësja E.J 14 vjeçe është vetëhelmuar me fostoksinë në banesë.Menjëherë është dërguar në Spitalin e Durrësit nga familjarët e saj dhe më pas është dërguar me ambulancë në Spitalin Nënë Tereza Tiranë,ku edhe ka ndërruar jetë.Vjehrra rreh nusen- Ndërkaq po në Durrës gjatë ditës së djeshme nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës,u plotësua kërkesë - padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.N.36 vjeçe,banuese në Durrës, pasi vjehrra e saj R.N, 65 vjeçe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.Burri rreh gruan e djalin- Në Elbasan specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Albert Muso, 53 vjeç banues në Elbasan.Ky shtetas, nën efektin e alkoolit, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases Z.M 50 vjeç, ndaj djalit të tij M.M 21 vjeç si dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së patrrullës përgjithshme. Materialet i'u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik " dhe "Dhuna në familje".Mbrohet gruaja - Po në Elbasan është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për 34-vjeçaren K.Ç , banuese në Elbasan, pasi bashkëshorti i saj V.Ç 44 vjeç ka ushtruar dhunë fizike dhe psikoplogjike ndaj saj.E rreh kunati- Ndërkohë në Kolonjë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Klodian. DH , 36 vjeç banues në fshatin Barmash pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës së tij Z.DH, 36 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Dhuna në familje".