Peru, helikopteri presidencial i pret kokën studentes në transmetim LIVE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2015, 19:18
Ka përfunduar në mënyrë tragjike përpjekja e një të reje peruane për lirimin e vëllait të saj nga burgu.Dioselinda Feijoo Zapata, vetëm 21 vjeç dhe studente në Fakultetin e Juridikut është përpjekur të shfrytëzojë ardhjen e Kryeministrit Pedro Cateriano në brigjet e lumit Tumbes, për ti shprehur direkt kërkesën për lirimin e familjarit të saj.Por si pasojë e pakujdesisë, gjatë vrapimit në drejtim të Kryeministrit, helika e helikopterit presidencial i ka kapur kokën, duke ia prerë atë.E gjithë ngjarja e rëndë është transmetuar live nga mediat vendase të cilët po mbulonin aktivitetin e Kryeministrit në atë zonë.