Mesazhi për konfliktet, Papa Françesku: Lufta fitohet kur nuk bëhet
“Ka vetëm një mënyrë për të fituar një luftë dhe ajo është të mos e bësh atë”. Kështu ka deklaruar Papa Françesku në një emision radiofonik argjentinas.“Duhet të ecim bashkërisht, miqësia është gjithmonë më e mirë se përleshja, paqja më mirë se lufta. Të ecim të bashkuar na ndihmon të jemi solidarë ndaj njëri-tjetrit”, ka shtuar Ati i Shenjtë.Duke vënë theksin te rëndësia e familjes, Papa argjentinas tha se nevojitet një përkushtim i madh për tu kujdesur për njëri- tjetrin, ndryshe do kemi një familje të trishtuar.“Duhet të kujdesemi për fëmijët dhe për gjyshërit me butësinë që vetë Jezusi na ka mësuar”, deklaroi Bergolio.Ndërkaq, deklarata e Atit të Shenjtë bërë të premten për emigrantët ka hapur polemika në Itali, veçanërisht mes klasës politike.“Kthimi apo mospranimi i emigrantëve është luftë dhe do të thotë vrasje” tha kreu i Vatikanit, por që ka sjellë reagimin e liderit të Legës së Veriut, Matteo Salvini .Ai ngre këtë pyetje në twitter:"Mbi 800 klandestinë zbarkojnë në Itali. Ti dërgojmë në Bruksel apo në Vatikan?