Korçë, asgjesohen 516 bimë narkotike të kultivuara në 2 parcela në Vithkuq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2015, 18:06
Asgjësohen 516 bimë narkotike të kultivuara në 2 parcela në Vithkuq të Korçës.Bimët e kanabisit me një lartësi 70-180 cm u gjetën në vendin e quajtur "Prroi i Gumenit”.Policia bëri asgjesimin e bimëve narkotike me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale.Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

