Thaçi-Millanoviç refuzojnë Vuçiç: Festat dhe ditët e zisë i caktojmë vetë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, i është përgjigjur kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ka paralajmëruar se në konferencën e ardhshme për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, do të propozojë që të caktohet një ditë e përbashkët e përkujtimit të viktimave në konfliktin në ish-Jugosllavi."Pretendimi i lidershipit serb për relativizimin dhe rishkrimin e historisë dhe barazimin e atyre që nxitën, organizuan dhe kryen gjenocid me ata që u mbrojtën në vendin e vet, nuk është njerëzore dhe nuk i shërben pajtimit. Pajtimi duhet t'i shërbejë së ardhmes dhe jo politikës ditore e spektakleve mediale", ka thënë Thaçi përmes një postimi në Facebook.Edhe kryeministri i Kroacisë, Zoran Millanoviç, ka refuzuar propozimin e kryeministrit të Serbisë.“Me gjithë respektin dhe simpatinë, ne nuk i caktojmë askujt festat dhe as ditët e zisë, andaj nuk duam që të na i caktotojë dikush”, ka thënë Millanoviç.