OKB: Italia e ekzagjeron me alarmin për emigrantët,1 për çdo 1000 banorë

Ndërsa në brigjet italiane zbarkojnë çdo ditë me dhjetra e qindra emigrantë klandestinë, Komisariati i Lartë i OKB për refugjatët deklaron se në bazë të statistikave Italia e ekzagjeron me alarmin mbi emigracionin.Në bazë të të dhënave të Agjensisë Botërore të refugjatëve në botë janë rreth 60 milionë persona që emigrojnë, e 86% e tyre jetojnë në vendet e zhvilluara.Në Itali gjenden 93 700 emigrantë, që do të thotë se në çdo 1000 banorë ka një emigrant.Gjermania e Franca mirëpresin mbi 200 mijë emigrantë. Në Britaninë e Madhe gjenden rreth 117 mijë, e në Suedi mbi 142 mijë emigrantë.Në Gjermani e Britaninë e Madhe në çdo 1000 banorë ekziston 1 emigrant, në Francë në çdo 1000 banorë 4 janë emigrantë, kurse në Suedi gjenden 14 emigratë në çdo 1000 banorë."Është e turpshme që shfrytëzohen me qëllim pakënaqësitë e popullsisë për të nxitur e ushqyer dhunën ndaj refugjatëve e azilkërkuesve që nuk kanë të bëjnë aspak me problemet sociale në vend. Vlerësojmë punën e Prefekturave italiane në mbrojtje të emigrantëve e urojmë që institucionet italiane të vazhdojnë të garantojnë përgjegjësinë e mbrotjes ndaj refugjatëve" ka deklaruar Laurens Jolles, i dërguari i Agjensisë Botërore për Refugjatët në Europën e Jugut.Sipas Ministrisë së Brendshme italiane në Itali gjatë 6 mujorit të parë të 2015 janë regjistruar 13 787 emigrantë të parregullt e 6.527 prej tyre janë dëbuar nga Italia.Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Brendshme italiane me 17 korrik të 2015, në Itali gjenden 84 500 nënshtetas të huaj që mikpriten në qëndrat qeveritare të sistemit të emigrimit. Pjesa më e madhe e tyre, rreth 18% gjënden në rajonin e Siçilisë, ndjekur nga Lombardia e Lacio me 11%.Agjensia Botërore mbi Emigracionin ka deklaruar se gjatë 2015 janë 188 mijë emigrantë që kanë kapërcyer Mesdheun drejt Europës.97 mijë prej tyre kanë mbërritur në Itali e 90 mijë në Greqi. Sipas Ministrisë së Brendshme italiane në Itali gjatë 6 mujorit të parë të 2015 janë regjistruar 13 787 emigrantë të parregullt e 6.527 prej tyre janë dëbuar nga Italia.Shumica e emigrantëve që zbarkojnë në brigjet italiane nuk dëshirojnë të regjistrohen në qëndrat e identifikimit pasi preferojnë të kërkojnë azil në vende të tjera të Europës, kryesisht në ato veriore.