Pensionistët të zhgënjyer nga rritja e pensioneve: Haram vitet që kemi punuar!
Vendimi i qeverisë për të rritur pensionet me 1.4% nuk është mirëpritur nga pensionistët. Ata ankohen se shtesa prej 1 mijë e 400 lekësh për pensionet e ulëta dhe 3 mijë e 400 për ato të larta nuk u zgjidh asgjë.Pensionistët e cilësojnë si tallje rritjen e pensioneve nga qeveria. Ata shprehen se jetesa e tyre sa vjen e bëhet më e vështirë dhe se me pensionin nuk arrijnë të mbulojnë as shpenzimet minimale.Pensionistët tregojnë se problemet me shëndetin apo blerjen e ushqimeve e përballojnë vetëm falë mbështetjes së fëmijëve.Pensionistja: Me rritje e mora, por as vetë se mora vesh se shumë pak.Pensionistja: 2600 lekë lekë të vjetra mora më shumë. Nuk përballohet jetesa me pension.Pensionistja: Mora pak më shumë, por nuk ndihet fare. Shumë e vështirë, kam punuar 35 vjet në arsim dhe të marrësh 190 mijë lekë të vjetra pak janë.Pensionisti: Çfarë të mjaftojnë? Jemi bërë lypsarë,50 vjet punë,haram i paçin!Pensionistja: Për çfarë tamarr pensonin? E mora, por 1700 le ti marrë Edi Rama. Për mua rroftë Italia, rroftë këmba ime që u vra që marr 200 euro pension, ma dha direkt. Por për këtu, këtu vdes kur të duash!Që prej 1 korrikut rreth 600 mijë pensionistë shqiptarë përfituan një rritje pensioni të cilin qeveria e përcaktoi si indeksim për çmimet.