Çmimet në bregdet, “mollë e ndaluar” për qytetarët shqiptarë

Edhe pse numri i turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë është rritur ndjeshëm,zonat  bregdetare vijojnë të mbeten " mollë e ndaluar" për vetë qytetarët shqiptarë. Kjo për shkak të çmimeve të larta. Një situatë te tille e gjejmë ne skajin jugor, në Sarandë. Pushuesit ankohen jo vetëm për çmimet e larta por edhe për abuzimet e shitësve.Pushues: Jane pak te shtrenjta, çmime me te kripura se vendet e tjera ne ShqiperiE kundërta ndodh me sipërmarrësit të cilët shprehen se çmimet nuk kanë ndryshuar krahasuar me vitin e kaluar.Sipermarres: Çmimet nuk kane levizur pothuajse fare nga viti i meparshem. Shikojme cmimet qe marrin nga tregu. Nese tregu ngrihet, edhe ne i ngremePër kreun e unionit të operatorëve turistikë çmimet në bregdetin shqiptar jo vetëm që janë rritur artificialisht por nuk përkojnë as me shërbimin e ofruar.Sadik Malaj: “Dhërmiu, Jala e Ksamili mbeten historikisht plazhe turistike me çmime te lara qe krahasuar me nivelin e sherbimit qe ofrojne keto zona jane me te shtrenjte por duke mos ofruar sherbimet perkatese”Z. Malaj shprehet se rregullatori i kësaj situate mbetet ligji i ri i turizmit por shton se efektet e tij do të ndihen vitin tjetër.Sadik Malaj: “Mbi bazen e klasifikimit me yje, do te jene dhe kondicionet perkatese qe do te rregullojne problemin me çmimin. Ligji i turizmit eshte i domosdoshem per te vendosur rregullat e lojes ne treg”.Por cilat janë shërbimet që rëndojnë më shumë xhepat e qytetarëve shqiptar qe  zgjedhin të pushojne brenda vendit?Nje situate e tille sipas ekperteve  te sektorit te turizimit i detyron qytetaeet qytetarëtve shqiptarë te zgjedhin destinacionet e huaja per pushime.