Daily Mail: IS komplot për vrasjen e Mbretëreshës Elizabet

Militantë të lidhur me ISIS planifikojnë të shpërthejnë një bombë në afërsi të Mbretëreshës Elizabetë gjatë një evenimenti që do të shënojë fundin e Luftës së Dytë Botërore.Gazeta britanike Daily Mail, e njohur për shkrimet e saj bombastike, thotë se policia dhe Shërbimi i Brendshëm Sekret MI5 janë përfshirë në një garë frenetike kundër kohës për të shmangur atentatin që sipas saj po orkestrohet nga komandantët e ISIS në Siri dhe Irak.Sipas Daily Mail, militantët synojnë të kryejnë atrentatin të shtunën gjatë evenimenteve në qendër të Londrës kur pritet të shënohet dhe 70 vjetori i ditës së fitores të aleatëve gjatë luftës së dytë botërore në Japoni.Sipas burimeve të sigurisë, komploti mund të kryhet nëpërmjet një bombe të ngjashme me atë që u përdor në sulmin e Maratonës së Bostonit ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën mbi 260 të tjerë.Evenimentet në Londër pritet të ndiqen dhe nga Princi CCarls, Kryeministri Kameron dhe figura të tjera të larta britanike, ndërkohë që mijëra londinezë pritet të ndjekin si spektatotrë ngjarjet. Ky fakt ka vënë në alarm autoritet e sigurisë në Londër ndërkohë që gjatë javës kryeqyteti britanik pritet të blindohet për evenimentet e fundjavës.Sipas gazetës londineze, Mbretëresha Elizabetë, pavarësisht se është njoftuar për atentatin e mundshëm, ka dhënë shenja se nuk do të heqë dorë nga pjesëmarrja në evenimentin që do të mbahet në nderim të të rënëve./Oranews.tv/