Ftesa për të vizituar Vermoshin, magjinë e Alpeve

Shqipëria turistike, promovimi i saj dhe rritja e investimeve.Ka qënë kjo motoja që qeveritë shqiptare kanë ndjekur përgjatë viteve të fundit, me synim për t’i ndryshuar faqen vendin tonë.Së fundmi ftesa e hapur për të gjithë Shqiptarët por edhe turistët e huaj, është bërë përmes videos promovuese për të vizituar nga rruga e re e Vermoshit, magjinë e Alpeve, bukurinë e kësaj zone ku natyra e virgjer, tradita dhe mikëpritja e malësorëve, janë një mundësi e mirë për të njohur pak nga oferta e larmishme e veriut Shqiptar.Përveç rrugës së re e cila i ka ndryshuar faqen të gjithë kësaj zone, ballkonet panoramike janë një magji me vete për cdo vizitor që ndalet për të parë Vermoshin dhe fshatrat e tjerë. Magji kjo që pak kohë më parë tërhoqi edhe vetë kryeministrin Shqiptar Edi Rama, i cili ftoi të gjithë të promovojnë fuqishëm këto zona.Vermoshi, kryeqendra e Komunes Kelmend në rrethin e Malësisë së Madhe, gjendet në një distancë prej 95 km nga qyteti i Shkodrës.Një luginë me origjinë akullnajore, e vendosur në lartesinë 1.100 metra mbi nivelin e detit, shquhet për panoramën si dhe për reshjet e dëborës që zgjasin afro 100 ditë në vit.Jo më kot edhe prestigjozet ndërkombëtare në fushën e turizmit, i cilësojnë “Alpet e Shqiperisë” si përjetimi më i veçantë, ku natyra të mahnit dhe doket e zakonet të japin një ndjesi të veçantë, ndërsa mëson për Shqipërinë dhe Shqiptarët.VERMOSH4 VERMOSH3 VERMOSH2 VERMOSH1/Oranews.tv/