Vodhën 40 banesa që prej majit, Gjermania arreston 22 azilkërkues shqiptarë

Një grup prej 22 azilkërkuesish shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë gjermane për vjedhje banesash dhe restorantesh.Siç raportojnë mediat gjermane, grupi i shqiptarëve të moshës 19-38 vjeç ishin kthyer në makthin e Lingenit, duke kryer plaçkitjen e mbi 40 shtëpive në këtë qytet.Mediat gjermane bëjnë me dije se ata banonin në dy shtëpi në rrugën “Friedrich-Ebert” të Lingenit.Tre prej azilkërkuesve, të moshës 21 vjeç, 23 vjeç dhe 38 vjeç, janë të dyshuarit kryesorë dhe akuzohen se kanë kryer një numër të madh vjedhjesh.Njëri prej këtyre 3 shtetasve është përgjegjësi i më shumë vjedhjeve e njihej si kryehajduti.Policia gjermane ka dyshime se nga mesi i muajit maj dhe deri në gusht, ata kanë grabitur më shumë se 40 shtëpi në qytetin e Lingenit.Në objektiv të vjedhjeve ishin bizhuteritë, paratë, telefonat celularë, këpucët, laptopët dhe sendet e tjera me vlerë.Mediat gjermane bëjnë me dije se vazhdojnë verifikimet për 19 shqiptarë të tjerë.