I riu belg lë boten moderne për të jetuar xhungël

Për 31 vjet, Angelo Valkenborg ka bërë një jetë normale me një punë të mirë, një grua dhe një shtëpi të bukur.Pastaj, papritmas diçka ndodhi në jetën e tij të përditshme dhe kuptoi që ajo që po jetonte nuk ishte çka dëshironte me të vërtetë.Ai ishte një vizitor i rregullt i kurseve të mbijetesës në natyrë, dhe kështu u nis për një ekspeditë tre-javore në pyjet e Slloverisë Veriore dhe kuptoi që pasioni për “jetën e egër” nuk ecte përkrah jetës së tij rutinë.Pas dështimit të martesës, i riu belg ra në një periudhë depresioni, që u intensifikua më shumë edhe kur gjëra në punë nuk po shkonin aq mirë sa duhet.Kështu Angelo, vendosi të linte gjithçka e të kthehej në pyll. Shiti shtëpinë, përshëndeti ish-gruan e tij, së cilës i la një nga dy qentë që kishte, dhe u kthye në pyllin e Sllovenisë, ku kishte filluar një jetë të re tashmë.Sot, Angelo jeton në një kasolle, ushqehet me manaferrat, hithra e bretkosa, ndërsa mishin arrin ta sigurojë nga ndonjë fshat të afërt, sepse gjuetia pa liçensë është e ndaluar. Nga jeta e tij e vjetër, Angelo ka marrë vetëm një makinë , për ta përdorur në raste emergjente, dhe smartphone-in e tij që karikohet me energji diellore.Teknologjia, thotë aim, i shërben për të azhornuar blogun e tij Becomingwildman, ku i mëson të tjerëve teknika për mbijetesën në natyrë dhe publikon vazhdimisht foto.143341648-f163ddfb-050c-4642-b6ef-e82077af4d6e150019506-b41f0ff2-42b4-4f5a-a2ae-edaceb2be441 150017637-635aeee9-b60c-42cc-8a8e-3dfd343c0f0c 143344888-15f779bf-6c94-4ed5-8416-c5015de86265 143342629-9121aaee-3747-4e76-9c84-e1fe814f5a8e 143342641-1f05a730-6aa0-4f1d-9620-bd8eb9acaa88 143342370-51f73b98-81b4-4869-b84a-d5394d7eb184 143339829-2276d0a9-b952-419d-80d4-516eb5c9b955 143340374-d04afb90-c503-4456-a453-3c4881c1b851 143339433-4bfcb69c-22b8-4347-bc38-bbfe8d873abf 143339427-a9c093b8-3a3d-4347-a131-100a8f7e7b6d 143343996-9e5ccb04-3d10-435a-a272-7e40e8e679b3 143344453-bab9718d-d9f8-488f-8e90-d8a6780f658a 143344163-ab0dd224-3185-4d3d-968f-b35730f3bd3d 143343380-742472f8-31da-4fe3-abda-c9d10d4727df 143339418-76fd69b0-b9b8-46ab-8a02-2bd5c89a61b1 143341662-2f690859-1a2c-459b-882f-7baa47ad943c