Lufta në Siri, 240 mijë viktima në katër vjet, mes tyre 12 mijë fëmijë
240 mijë persona, mes tyre 12 mijë të mitur kanë humbur jetën si pasojë e luftës civile në siri që nga viti 2011.Bilanci tragjik është bërë i ditur nga Observatori Kombëtar i të Drejtave të Njeriut, publikuar nga Al Jazeera.Sipas raportit, 72 mijë persona, mes tyre të rritur dhe të mitur, janë vrarë, 10 mijë prej të cilëve vetëm në dy muajt e fundit. Kriminelët e mbetur viktimë e konfliktit janë 71.781 persona, mes të cilëve 11.964 minorenë.Organizata deklaron se 88. 616 persona kanë humbur jetën nga forcat besnike dhe milicitë pro-regjimit, më shumë se një e treta e totalit, kurse forcat rebele 42.384.Gjithashtu viktimë e luftës kanë mbetur edhe militantët e huaj, me një numër që shkon në 34 384. Vdekje të paçertifikuara,me identitet të pazbuluar apo përkatësi janë 3225.Ajo që shqetëson grupet e të drejtave të njeriut janë edhe 30 mijë të tjerë që rezultojnë të zhdukur, prej të cilëve 20 mijë janë dënuar në burgjet e regjimit.Por nga ana tjetër mijëra ushtarë besnike të Presidentit Bashar al-Asad janë burgosur nga grupe të ndryshme ekstremiste që luftojnë në vend.Situata kritike në Siri duket pa një zgjidhje, ku lufta mes fraksioneve vijon, Shteti Islamik kërkon vendosjen e Kalifatit në disa pjesë dhe mijera njerëz po lënë vendin në kërkim të sigurisë.