Fermerët të firmosin kontrata paraprake që prodhimet të mos mbeten stok
Prodhimet bujqësore mbesin stok ose shiten nën kosto pasi nuk mbillen në kohën e duhur.Zv.ministri i Bujqësisë Alban Zusi shprehet se ky është një problem i përhershëm i fermerëve në Shqipëri dhe e vetmja zgjidhje mbetet lidhja e kontratave paraprake.Alban Zusi: Në verën e këtij viti patëm një fenomen të moshitjes, apo të shitjes nën kosto. Para se të mbjellin duhet të konsultohen me blerësin. Nuk mund të prodhojmë diçka nëse nuk ka treg.Vera është periudha me prodhimin më të lartë të fruta-perimeve dhe si rezultat edhe e eksporteve kryesisht drejt vendeve fqinje."Janë eksportuar kryesisht në vendet fqinje" thotë ai.Për të garantuar cilësinë e prodhimeve bujqësore por sidomos për të ulur barrierat e eksportit zv.Ministri Zusi bën me dije se po punohet për një platform të re për sigurinë ushqimore."Hapjen më shumë të tregut vendas ndaj produkteve vendase" Por pavarësisht rritjes së prodhimit bujqësor dhe eksporteve, shqiptarët vazhdojnë të importojnë pjesën dërrmuese të ushqimeve që konsumojnë.Sipas të dhënave zyrtare, raporti eksport- import për prodhimet bujqësore është 1 me 7./Oranews.tv/