"Ndihmoni Leon të ecë!"

Sot është dita e fundit e fushatës në ndihmë të Leos, djaloshit 7 vjeçar i cili kërkon ndihmë të ecë.Të hënën ose të martën së bashku me prindërit e tij do të nisen drejt Greqisë për tiu nënshtruar një operacioni i cili do mundësojë Leon të ngrihet në këmbë.Operacioni kushton 40 mijë euro, një shumë e pamundur për tu përballuar për familjen Hasanllari e cila e vetme ka përballuar 7 operacione të tjera.“Nuk ishte e lehtë ta bëjmë publike por nuk mund ta përballonim dot këtë operacion. Nuk kemi larë kreditë e para” thotë mamaja e Leos, Angjela e ftuar sot në mëngjes në emisionin “Ditë e re Wekeend” në Ora News.Deri tani nga fushata sensibilizuese janë mbledhur 27 mijë euro.  Fushata mbyllet sot në mbrëmje. Po në mbrëmje mbyllet dhe fushata që një kompani celulare ka ndërmarrë për ti ardhur në ndihmë Leos përmes dërgimit të mesazheve.Angjela nuk rresht së falenderuari të gjithë ata që kontribuan dhe treguan se në betejën për të ecur Leoja i vogël nuk ishte vetëm.“Dje ishim vetëm unë, Leo e bashkëshorti im, sot jemi më shumë. I falenderoj të gjithëve”Leo vuan nga një anomali (osteogenesis imperfect), që i pamundëson ecjen.Arjan Galdini pedagog, një aktivist i shoqërisë civile dhe një mbështetës i fortë i kësaj fushatën në ndihmë të vogëlushit 7 vjeçar ka një mesazh për të gjithë:“Jepni shpresë se kjo shoqëri ka zemërgjerësi”Të shumtë janë ata zemërmirë të cilët ndihmuan duke kontribuar qoftë dhe me një shumë të vogël. Mrekullia dhe mirësia njerëzore ka dhënë shpresë: Ndihmo dhe ti Leon të ecëSi mund ta ndihmoni:1 -Duke derguar sms ne nr 55333, me tekstin e thjeshte Leo vetem abonentet e Eagle mobile munden te dergojne sms ne kete nr.Përmes kësaj llogarie bankare 11060935_10152932099046619_5379379199094204468_nLEO TE ECE  leo4 leo3 leo2 leo/sg/Oranews.tv/