Ministria e Financave: Lojërave të fatit që nuk shlyejnë detyrimet u vihet kyçi

Të gjitha kompanitë e lojërave të fatit të cilat nuk kanë shlyer detyrimet nuk do të kenë mundësi që të hapin pika të reja. Udhëzimi i ri i Ministrisë synon që të luftojë evazionin dhe të mbledhë të më shumë ardhura. Enis Tushi, Drejtor në Njësinë Mbikqyrëse të lojërave të fatit shprehet se do të mbyllen të gjitha ato pika sekondare të lojërave të fatit të cilat rezultojnë me detyrime.Kompanitë e lojërave të fatit që nuk kanë shlyer detyrimet tatimore nuk do të kenë mundësi që të hapin pika të reja.Drejtori në Njësinë e Lojërave të Fatit shprehet se udhëzimi i Ministrise se Financave synon te luftoje informalitetin ne industrine e kumarit.Enis Tushi: “Kjo në terësinë e masave që po merr qeveria shqiptare në luftën ndaj evazionit dhe pagesën e detyrimeve të prapambetura që shoqëritë kanë ndaj shtetit, kjo është një masë e re shtesë që do të synojë mbledhjen e detyrimeve të prapambetura që kanë shoqëritë e liçensuara”.Sipas udhëzimit çdo subjekt që kërkon hapjen e pikave të reja për lojëra fati duhet që si fillim të paraqesë pranë organeve përkatëse një vërtetim nga Drejtoria e Tatimeve.Enis Tushi: “Çdo kompani që ka një detyrim të caktuar ndaj shtetit, detyrim tatimor, sigurisht që nuk mund të kryejë më aktivitet, hapje, mbyllje, zgjerim ose zvogëlim aktiviteti nëqoftëse nuk paguan detyrimet tatimore në shtet”.Njësia e Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit për periudhën janar-qershor ka miratuar hapjen e 811 adresave sekondare për baste sportive, mbylljen e 685 nipteve sekondare për baste sportive, hapjen e 26 adresave sekondare për subjektin Lotaria Kombëtare si dhe mbylljen e 22 adresave sekondare.Gjatë periudhës janar-qershor 2015, në total nga gjobat e pa likujduara janë arkëtuar 34 milion lekë.