Sezoni në Galerinë e Arteve, 3 ekspozita të reja deri në muajin gusht

Tre ekspozita të reja nga artistë të huaj dhe vendas ofron Galeria Kombëtare e Arteve për të gjithë artdashësit gjate sezonit veror:Sipas Drejtorit të Galerisë, Artan Shabani, këtë vit numri i vizitorëve është rritur krahasuar me vitet e shkuara.Per te permiresuar imazhin e ketij institucioni ai ka nje kerkese per Ministrinë e Kulturës:Artan Shabani: “Duhet menjëherë të fillojë puna në fasadën se ka që në vitin 1974 që nuk vihet dorë. E mira do të ishte që të mund të kishim një strukturë të re që ti ruajmë në kushte optimale të gjitha veprat e Galerisë Kombëtare, par pasuria e kombit shqiptar”.Për Artan Shabanin ndërhyrje kërkon edhe linja muzela e Galerisë, e cila ka tetë vite pa u restauruar kur sipas eksperteve restaurimi duhet te kryhet çdo tre vjet.