Muzeu i artit mesjetar në Korçë, ekspozohen veprat e ikonografit Jeromonaku

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë është një destinacionet kryesore për njohjen e vlerave kulturore të këtij rajoni nga vizitorë vendas e të huaj. Çdo vit, Muzeu që ka një fond me rreth 8 mijë objektesh, restauron ikona të paekspozuara më parë. Aktualisht radhën e kanë dy vepra të ikonografit te njohur nga Voskopoja Kostandin Jeromonaku.Restaurimi i ikonave te paekspozuara ndonjëhere, jo vetem pasuron fondin e Muzeut Kombetar të Artit Mesjetar ne Korçe, por shton edhe numrin e vizitoreve vendas e te huaj.Rreth 25 ikona restaurohen çdo vit nga specialistet e ketij Muzeu dhe me pas paraqiten per publikun.Dy ikona te ikonografit te njohur Kostandin Jeromonaku që vijne nga Voskopoja, janë aktualisht në proçes restaurimi.Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, falë fondit të tij të pasur prej gati 8 mijë objektesh, nga të cilat 6500 ikona, mbetet një nga qendrat me te vizitueshme me gati 3 mije vizitore çdo muaj.Ai mbetet destinacioni kryesor për njohjen e vlerave kulturore të rajonit të Korçës.