Berisha takon Drejtorin e Përgj. për Bashkëpunimin Europian, Robert de Groot
Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim Drejtorin e Përgjithshëm për Bashkëpunimin Europian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Robert de Groot.Kryeministri Berisha e falenderoi Robert de Grootin për mbështetjen që Mbretëria e Vendeve të Ulëta i ka dhënë Shqipërisë në vijimësi, gjatë kësaj periudhe si në aspektin dypalësh, ashtu dhe në kuadrin shumëpalësh, ne veçanti në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.Drejtori i përgjithshëm e falenderoi kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohte dhe miqësore dhe i përcolli atij përshëndetjet më të përzemërta të ministrit të jashtëm të Holandës Frans Timmermans dhe të qeverisë holandeze.De Groot e risiguroi kryeministrin Berisha se Mbretëria e Vendeve të Ulëta do të vijojë të mbështesë Shqipërinë, si në kuadër të projekteve dypalëshe, ashtu edhe në përpjekjet e qeverisë shqiptare për të ecur me shpejtësi drejt anëtarësimit në BE. “Qeveria holandeze ju dërgon përshëndetjet më të ngrohta dhe është plotësisht mbështetëse e ambicieve tuaja për integrimin e Shqipërisë sa më shpejt në BE” theksoi Robert de Groot.Berisha e falënderoi për këtë mbështetje dhe i theksoi De Grootit se qeveria shqiptare mbetet e vendosur të bëjë çdo përpjekje për të realizuar sa më parë këtë projekt madhor kombëtar, integrimin në BE, si e ardhmja më e mirë dhe me e sigurt për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.Duke u ndalur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare Berisha e njohu Robert de Groot inme arritjet e rëndësishme për sa i përket përmirësimit dhe përditësimit të kuadrit ligjor zgjedhor, ku janë adresuar të gjithë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe amendimet e reja bazuar tërësisht në propozimet e opozitës.Kryeministri e njohu gjithashtu edhe me hapat e tjera të rëndësishme që janë realizuar në këtë aspekt, për sa i përket rritjes së numrit të qendrave të numërimit dhe të votimit , çka do të bëjë të mundur eliminimin e radhëve për qytetarët që do të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, por edhe shkurtimin e kohëzgjatjes për nxjerrjen e rezultateve. Kryeministri i kërkoi Grootit që qeveria holandeze të inkurajojë dërgimin e sa më shumë vëzhguesve për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve në Shqipëri, për të cilat Berisha shprehu bindjen e thellë se bazuar në këtë kuadër dhe infrastrukturën solide, por edhe sistemin më të mirë të numërimit dhe më të sigurt që ekziston, do të jetë një proçes shumë i mirë, konform standardeve ndërkombëtare.Duke theksuar rëndësinë e pranimit të rezultatit të zgjedhjeve, Kryeministri Berisha nënvizoi se elementi thelbësor i çdo politikani është dhe mbetet pranimi i verdiktit të qytetarëve, duke pranuar rezultatin e zgjedhjeve demokratike.Më tej, biseda u ndal edhe në arritjet e rëndësishme që Shqipëria ka shënuar gjatë kësaj periudhe në shumë fusha, por në veçanti për sa i përket konsolidimit të shtetit ligjor. Kryeministri Berisha e njohu Robert de Grootin me arritjet e rëndësishme në luftën kundër krimit, të cilat kanë bërë që popullata e qendrave të vuajtjes së dënimit të rritet me 5 herë në Shqipëri, por edhe me reformat për sa i përket sektorit të drejtësisë si në fushën penale, ashtu dhe atë civile administrative dhe e siguroi zotin Robert de Groot se qeveria shqiptare mbetet tërësisht e vendosur për të konsoliduar edhe më tej këto arritje në Shqipëri.Robert de Groot e siguroi Kryeministrin Berisha se Holanda do të dërgojë vëzhgues në kuadër të bashkëpunimit me OSBE-në dhe i uroi atij suksese në zgjedhjet e 23 Qershorit.