Kishat qindra vjeçare në Berat, nis restaurimi i dy Monumenteve të Kulturës
Dy kisha shekullore në Berat do t'i nënshtrohen restaurimit tërësor me fonde të Drejtorisë Rajonale të Kulturës. Kishat kanë një arkitekturë të veçantë ndërtimi dhe punimi guri, çka i bën tërheqëse për vizitorët vendas e të huaj.Drejtoria Rajonale e Kulturës në Berat ka nisur restaurimin e dy kishave Monument Kulture, të cilat do të kenë shumë shpejt jo vetëm një imazh të ri në sytë e vizitorëve, por do t'i shpëtojnë edhe rrezikut të rrënimit.Kisha e Vangjelizmoit në lagjen "Kala", një Monument që i përket shekullit të XVIII, do t'i restaurohet çatia, muret, tavani, por do të bëhet dhe pastrimi i territorit.Ndërhyrjes do t'i nënshtrohet edhe kisha e Shën Triadhës, objekt i kategorisë së parë.Restaurimi i këtyre dy Monumenteve të Kulturës do të nxjerrë në pah vlerat e tyre në sytë e vizitorëve.