Gert Bogdani: Halli i vetëm i Edi Ramës, të punësojë vetveten si kryetar i PS-së

Deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani në një konferencë për shtyp ka foliur për programin e Partisë Socialiste për turizmin në Shqipëri.Në deklaratën e tij Bogdani u shpreh :« Kryeministri Berisha vijoi me prezantimin e planit konkret dhe të detajuar për krijimin e vendeve të punës, duke argumentuar rritjen potenciale të turizmit në Shqipëri. Kryeministri ka kohë që është kthyer në një dëgjues të vëmendshëm të zërave nga grupet e interesit.Ai u takua me pronarë hotelesh, me operatorë turistikë dhe me përfaqësues të biznesit të vogël që merren me turizmin, për të dëgjuar idetë e tyre dhe për të diskutuar planin e tij për turizmin dhe punësimin.Nga ana tjetër Edi Rama në fundjavë, vazhdoi me barcaleta duke konkuruar  ₺Portokallinë₺.Tre sloganet e tij për turizmin?Hapi i parë: Analiza e tij. Po mirë z. Rama, atëherë kjo është analiza, ka më shumë turistë që vijnë në Shqipëri, duke krijuar më shumë vende pune më saktë analiza tregon se numri i turistëve dhe vizitorëve është rritur nga 300 mijë që ishte në vitin 2004 në 4.7 milion në vitin 2012Hapi i dytë: Promovimi i tij. Po mirë z.Rama, a ndihmuan grevat e tua të urisë, shpërndarja e plehrave në Tiranë nga ju si kryetare bashkie bojkotet dhe aksionet e dhunshme, në tërheqjen e turistëve në Shqipëri?Hapi i tretë: Krijimi i një Plani. Kjo është e drejtë, Plani i Ramës, është se si të bëjë një Plan.Kjo është e gjitha. Edi Rama nuk ka asnjë plan të vetëm për rrritjen e turizmit, dhe për krijimin e vendeve të punës. Rama ka vetëm slogane të sajuara në dhomën e tij të gjumit, sepse i vetmi hall që ka është të punësoje vetveten si kryetar i Partise Socialiste.Në fakt, plani i vetëm i Ramës është të rrisë taksat, çka do të sjellë humbje të vendeve të punës. Në fakt ai e ka vërtetuar që është një mace e zezë për bizneset. Nëse do të donte, ai si kryebashkiak i Tiranës, mund të kishte promovuar turizmin, por në fakt ai zgjodhi të kujdesej për punën e tij, dhe jo të krijonte vende pune për qytetarët. Në 11 vite, Edi Rama nuk mori as mundimin më të vogël të hapte një zyrë turistike për turistët në Kryeqytet.Partia Demokratike, do të vazhdojë të punojë për të krijuar vende pune përmes turizmit, duke promovuar Shqipërinë, duke zhvilluar zonat turistike, dhe duke e bërë më të lehtë për turistët që të vijnë në Shqipëri.