“Rispedal”, zbulon rrjetin e ilaçeve, pranga babait të deputetit të PS-së Saimir Tahiri
Policia e Tiranës përmes një konference për shtyp ka bërë me dije se ka arrestuar 3 persona të cilët akuzohen për kontrabandë ilaçesh.Mes të arrestuarve është edhe Bashkim Tahiri , babai i deputetit socialist Sajmir Tahiri.Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorisë e Policisë së Qarkut Tiranë, ditën e sotme ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "Rispedal", ku u arrestuan në flagrancë Bashkim Tahiri 62 vjeç, Dritan Gjiza, 27 vjeç dhe Nadire Taga, 63 vjeç.Të tre këta shtetas akuzohen për veorat penale të "Kondrabandës së mallrave që paguhet në akcizë", "Kondrabanda e mallrave të licensuar", "Tregëtimi dhe trasportimi i mallrave që janë kondrabandë" si dhe "Ruajtja apo depozitimi i mallrave kondrabandë".Gjatë operacionit u sekuestrua një sasie e konsiderueshme medikamentesh të futura përmes Pikës së Kalimit Kufitar në Durrës, duke ju shmangur kështu detyrimeve doganore dhe detyrimeve tatimore.Tre personat e arrestuar në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë mundësuar trasportimin e medikamenteve, ku siguroheshin përmes shtetases me iniciale N.P (vjerra e shtetasit Dritan Gjiza), e cila i siguronte në një mënyrë të jashtëligjshme në një qëndër shëndetësore në Itali. Më pas këto medikamente tregtoheshin në farmacinë e Bashkim Tahirit e cila ndodhet në afërsi të Q.S.U.T. në Tiranë.Në momentin e arrestimit të 3 - shtetasit u kapën në flagrancë duke shkëmbyer medikamentet me shumën e parave, në afërsi të rrugës "Todi Shkurti" në Tiranë, ku u gjënden dhe u sekuestruan një sasi e konsiderueshme medikamentesh për diagnoza të ndryshme kurimi si : sëmundje kancerogjene, sëmundje nervore etj, ku vlera e tyre arrin në mbi 10 mijë euro.Policia e Tiranës bëri medije se këto veprime të të arrestuarve , kryeheshin prej 1 viti, me synim tregëtimin e mallrave kondrabandë për t'ju shmangur detyrimeve doganore e tatimore.