“Candoco Dance Company” për herë të parë në Shqipëri

Integrimin i grupeve shoqërore me dhe pa aftësi të kufizuar në fusha të ndryshme të jetës është një nga mesazhet më të forta që përcjell për publikun shqiptar kompania  e mirënjohur Britanike e kërcimit "Candoco Dance Company". Për herë të parë kjo kompani vjen në Shqipëri për të sjellë një mbrëmje me tre performanca të ndryshme.Në një konferëncë për shtyp koreografi dhe dy balerinët e Candoco Dance, bashkë me detajet e shfaqjes sollën edhe mesazhet sensibilizuese në lidhje me përfshirjen e të gjithë shoqërisë në aktivitete të ndryshme kulturore."Shfaqja Dans Teater",  do të sjellë në një mbrëmje, tre performance të ndryshme më datën 26 mars në orën 19.00 në Universitetin e Arteve.Candoco Dance Company mbërrin në Shqipëri nga fondacionit British Council Albania dhe fondacioni Vodafone