Presidenti serb Nikoliç viziton Maqedoninë
Presidenti i Serbisë, Timoslav Nikoliç do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore në Maqedoni, me ftesë të homologut Gjorgje Ivanov.Nikoliç do të pritet përmes një ceremonie zyrtare me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, dhe më pas do të vijoj takimi kokë më kokë me presidentin Ivanov dhe me një konferencë të përbashkët për mediat.Sipas presidencës në Shkup, përveç çështjeve dypalëshe për thellimin e bashkëpunimit, eurointegrimit dhe çështjet rajonale, Ivanov dhe Nikoliç do të bisedojnë edhe për kontestin midis Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj Maqedonase.Nikoliç siç bëjnë të ditur mediat serbe para ardhjes në Shkup ka theksuar se do të angazhohet që Kisha Ortodokse Serbe të njoh autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase. Por, ai ndër kushtet kryesore ka përmendur lirimin e priftit Jovan Vranishkovski, i cili është pjesë e Kishës Autoqefale të Ohrit, të njohur zyrtarisht nga Serbia dhe Greqia.Presidenti serb do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski. Ditën e nesërme, presidenti serb do të vizitojë tre familje serbe në fshatin Sretenovë në pjesën lindore në Maqedoni në qytetin e Vallandovës.