INSTAT: Eksportet shqiptare vijojnë rritjen pozitive
Eksportet shqiptare edhe pse në kohë krize vijojnë rritjen pozitive. Sipas të dhënave të INSTAT mallrat “Made in Albania” patën një rritje me 4.4 përqind në krahasim me muajin Shkurt të një viti më parë.Megjithatë në krahsaim me janarin e 2013 eksportet janë ulur ndjeshëm. Ajo që vlen të theksohet është edhe fakti i uljes së mallrave të importit.Sipas raportit të INSTAT gjatë muajit shkurt u importuan 33,187 mln lekë mallra me ulje 2.8 përqind në krahasim me muajin janar 2013 dhe ulje 11 përqind në krahasim me muajin shkurt 2012.Si rezultat edhe deficiti tregtar në krahasim me shkurtin e 2012-ës është ulur me 21.7 përqind.Këta tregues janë mjat pozitiv pasi tregojnë që ekonomia shqiptare po performon pozitivisht pavarësisht problemeve të ndryshme.Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Tregtia me Italinë është 41.3 përqind, ndërsa me Greqinë është 8.6 përqind