Raportimet për fëmijët e dhunuar, media e pakujdeshme me të miturit
Një i mitur viktimë e dhunës apo abuzimi seksual, përjeton pothuajse të njëjtën traumë kur sheh apo lexon ngjarjen e tij në media, këtë herë duke u dhunuar emocionalisht.Për ngjarje kaq të ndjeshme, alo 116 kërkon nga media dhe gazetarët të jenë të kujdeshëm për të përzgjedhur dhe rasportuar atë informacion që është i nevojshmë dhe në interes për publik pa cënuar viktimën.Në raportin e abuzimit dhe neglizhencën dhe në mënyrën se si ngjarje si rasti Prrenjasi, thuhet se media ka shkelur të drejtat e fëmijëve të abuzuar sepse informacioni nuk ka qënë i koordinuar, janë shfaqur të qarta portretet e fëmijëve dhe në anën tjetër janë dhënë detaje për vendndodhje apo abuzimin e të miturve.Beliza Coku kërkon në emër të alo 116 kërkon respektimin e etikës mediatike që të mos ricënohen viktimat dhe të mos shkaktohet panik në popullatë.Raporti synon të shërbej si një udhëzues për të përmirësuar komunikimin ndërmjet profesionistëve dhe publikut për të mbrotjur sa është e mundur fëmijët e dhunuar.