"Shqipëra dhe shqiptarët në Europën e Piut II"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2015, 17:28
"Shqipëria dhe shqiptarët në Europën e Piut II" është libri i autorit Aurel Plasari i cili hedh dritë mbi pozicionin e Arbërisë në raport me kontinentin europian gjatë periudhës së luftërave antiturke të udhëhequra nga Skëndërbeu si dhe periudhën pas tyre.Kjo qëndresë nën drejtimin e heroit Gjergj Kastrioti konsiderohet edhe si një mbrojtje ndaj krishtërimit.Në studimin e Plasarit vjen figura e njohur te humanizmit Enea Silvio Piccolomini i cili ka aktualizuar konceptin e Europës me veprën kushtuar Papa Piu II.Libri "Shqipëria dhe shqiptarët në Europën e Piut II" vjen pas veprës që studiuesi Aurel Plasari i ka kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.