Të drejtat e të arrestuarve, marrëveshje mes policisë dhe KHSH-së

Nënshkruhet marrëveshja për respektimin e të drejtave të të arrestuarve në ambjentet e policisë së shtetit.Në fjalën e tij, drejtori i përgjithshëm i policisë Hysni Burgaj është shprehur se do të bëhet gjithçka për të respektuar të drejtat e të arrestuarve në ambjentet e paraburgimit."Policia e shtetit është  e bindur se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje do të rrisë në nivelet më të larta bashkëpunim në këtë drejtim.  Unë si drejtori i përgjithshëm i policisë angazhohem që do të jem një përçues shumë i mirë i policisë për të respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut në ambjente e policisë së shtetit" tha Burgaj.