Ligji i sigurimeve, Shehu: Përfitojnë edhe privatët. Deda: Proces i dështuar

Nëse një i punësuar që paguan sigurimet shëndetësore apo një qytetar i identifikuar si në nevojë shkon në një spital publik apo privat ai do ta marrë shërbimin e nevojshëm me kosto të reduktuar ose falas.Duke filluar nga kjo e hënë do ketë ndryshime në mënyrën e financimit të spitaleve publike dhe jo private sidomos në blerjen e paketave të shërbimeve edhe nga spitalet jo publike. Tritan Shehu, nënkryetar i komisionit të shëndetësisë tha se gjithçka në këtë proces ka qënë transparent, ku qytetarët janë përfituesit real të këtij ligji të ri të sigurimeve.Eltar deda, deputeti i Partisë Socialiste në komsionin e shëndetësisë tha se përvec emrit të ISKSH-së në fond të sigurimeve shëndetësore, realisht nuk ka ndryshuar asgjë, as qytetarët nuk janë të informuar mbi këtë ligj.“Ky ligji do të mundësoj qytetarëve të zgjedhin kë spital të duan-u shpreh Shehu. Ndërsa Deda mbajti qëndrimin e tij duke e qujatur një proces të dështuar ashtu si dhe akreditimi që duhet të kishte përfunduar tashmë.Sipas ligji të ri, ISKSH do të quhet Fondit i sigurimeve dhe kujdesit shëndetësor. Paralelisht me këtë ligj do të bëhet edhe akreditimi i subjekteve të licensuara nga Ministria e Shëndetësisë.