Orikum, Italia promovon kulturën përmes muzikës e modës

E kthyer tashmë në traditë, mbrëmja Gala italiane e mbajtur në portin e jahteve në Orikum për të tretin vit radhazi, mblodhi personalitete shqioptare dhe italiane nga të gjitha fushat. Mbrëmja festive kishte për qëllim promovimin e kulturës së vendit fqinj përmes muzikës e modës."Gala Italia 2015" zbriti për të tretin vit rradhazi në marinen e jahteve ne Orikum, me synimin për të promovuar kulturën italiane nëpërmjet modës e muzikës.Massimo Gaianni: “Jemi te nderuar nga pjesemarrja e personaliteteve qe na kane nderuar ne kete mbremje. Do te prezanotjme kulturen italiane, ku sektori i fashion vjen sërish me nje stiliste te re por shume te talentuar e cila por prezantohet denjesisht ne tregun boteror. Italia ka interes të madh per Shqiperine, vecanërisht për Vlorën”."Gala Italia 2015" vijoi me spektaklin ku u prezantuan trendet më të reja të modës, të ardhura nga stilistja romane, Giada Curti.Talente të rinj italianë të muzikës pop, mes të cilëve i pranishëm dhe fituesi i Festivalit të fundit të Sanremos, Giovanni Caccamo.Në këtë festë Gala ishin të ftuar ish-presidenti Mojsiu, deputetë dhe zyrtarë të lartë lokalë.