Ardian Prrenjasi dërgohet në Sharrë, vijojnë kërkimet për 11 vjeçarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2013, 12:15
Pedofili Ardian Prrenjasi, është dërguar sërish sot në landfillin e Sharrës, ku vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 11-vjeçarit, Julian Çela, për të cilin ai ka deklaruar se e ka vrarë dhe e ka hedhur në vendgrumbullimin e mbeturinave.Mjetet e ushtrisë dhe një grup punëtorësh vazhdojnë kërkimet në lanfillin e Sharrës për të vërtetuar deklaratat e Ardian Prrenjasit.Në të njëjtën kohë kërkimet vazhdojnë bazuar edhe në grafikun e mbajtur nga kompania për zonat ku janë hedhur mbeturinat e fundit të muajit nëntor.Gjetja e batanijeve dhe kockave nga ekspertët dhe ushtria ka rezultuar pa sukses duke bërë që të mbetet akoma enigmë vrasja apo zhdukja e 11 vjeçarit Julian Çela.