Pishinat e të ardhmes, natyra merret si shembull
Kjo është mënyra se si do të duken pishinat publike të së ardhmes, 100% natyrale, pa kimikate, vetëm bimë dhe ujë i pastër kristal. Pishinat natyrale janë duke fituar popullaritet mes pronarëve private por gjithashtu edhe mes bashkive, sikurse pishina ekologjike ‘Beaune Cote Plage’ në Francë. Ajo përdor sistemin natyral vetë pastrues të bimëve dhe mikro organizmave për të mbajtur ujin e pastër, të kthjellët dhe të shëndetshëm.Është njëe lak i mbyllur pa nevojën për të ndryshuar ujin cdo ditë. Filtrohet fillmisht nga bimët dhe më pas purifikohet përmes rrjedhjës në pellgje të vecuara rigjenerues përpara se të riinjektohet në pishinë.Nën pishinë janë 10 kilometra tubacionet të cilat inspektohen disa herë në ditë.Damien Cordelois, teknik, në Beaune Cote Plage, thotë se ata kanë katër pompa që i lejojnë të transferojnë ujin 24 orë në ditë. Brenda 12 orëve ata e riciklojnë të gjithë volumin e pishinës.Sistemi ka disa problem të vogla. Cilësia e ujit analizohet katër herë në javë për tu siguruar se bimët po bëjnë punën e tyre. Toka gjithashtu duhet të pastrohet përdite. Vizitorët e pishinës duhet të lahen përpara cdo zhytje dhe këshillohen të mos përdorin kremra kundër diellit për të mbajtur sa më të pastër që të jetë e mundur ujin.Megjithatë, pishinat e reja ekologjika po hapen në vijimësi, ndonjëherë në vende ku nuk pritje, sikurse King’s Cross Pond Club në zemër në Londrës, gjysëm instalacion arti dhe gjysëm një projekt shplodhje.Projekti me dy funksione, është një pishinë natyrale 400 m2 që mund të mbajë deri në 160 vizitorë në ditë. Bimët dhe një sistem i ngjashëm filtrimi e mbajnë ujin të pastër dhe në një temperaturë maksimale prej 25 gradësh. Është i pari vend larje publik me ujë të freskët i bërë nga dora e njeriut jashtë vendeve të mbyllura në Mbretërinë e Bashkuar. Franca ka rreth 12 të tilla, ndërsa Gjermania rreth 100. Shumica e tyre nuk mund të hapen më gjatë se 2 muaj në verë.C’ka na sjell në Francë, në oborrin e pasme të Christophe Lucien. Ai ka krijuar parajsen e tij natyrale private, e cila përdoret deri në 7 muaj në vit. Dhe ai thotë se i duhet më pak kohë dhe para se sa me një pishinë normale. Por ju patjetër që ju nevojiten gishta të gjelbërt.Christophe Lucien, pronari i një pellgu natyral për not, shprehet se në fund të Marsit, ne bëjmë një shkurtim radikal. Kjo është e gjitha se cfarë duhet të bëjmë me bimët. Për pishinën, unë thith një herë në muaj nga prilli në tetor thotë ai. Kosto e pishinës private? Mes 30 000 dhe 80 000 eurosh./oranews.tv/