Aplikacioni JinGER, ndihmesë me informacione të nevojshme
Kur vjen puna tek të vendosurit se ku dëshironi të jetoni dhe të punoni në Europë, qytetarët europianë shijojnë lirinë e zgjedhjes.Sidoqoftë, disa barriera ende ekzistojne, vecanërisht në lidhje me gjuhën, legjislacionin dhe regullimet. Kur ata lëvizin në një vend të ri, njerëzit përballen me shumë sfida, me pyetje të tipit se si të regjistrohem, si mund të marrë një apartament me qira, ose se si të hap një llogari bankare.Një start up nga qyteti i Gjermanisë, Cologne ka zhvilluar një zgjidhje mobile të quajtur JinGER, shkurtimi për punë në Gjermani, një aplikacion mobile i cili synon të orjentojë europianët e interesuar në punësim, studim dhe jetesë në Gjermani.E ndarë në sektorë të quajtur Punë, Lëvizje ose Jetesë, aplikacioni adreson një rang të gjerë pyetjesh, me ikona për të ndihmuar përdoruesit që të navigojnë.JinGER nuk është vetëm interesante për njerëzit që duan të punojnë në Gjermani, por gjithashtu për studentët ndërkombëtarë të cilët vijnë këtu për një semestër në vit. Unë personalisht e kam përjetuar këtë në Universitetin tim, sepse ne kishim shumë student ndërkombëtarë dhe unë mendoj se është shumë mirë për ata që të orientohen në Gjermani dhe të integrohen, thotë Menaxheri i Marketingut të JinGER, Sonali Cooray. Personalisht, Jinger më ka ndihmuar mua të kuptoj shumë më mirë traditat gjermane dhe zakonet, sikurse edhe sjellje specifike qoftë sociale, dhe sigurisht edhe në lidhje me ambjentin e punës, të cilat në fakt nuk do t’i kisha kuptuar në ndonjë vend tjetër, shpjegon lideri i projektit Andreea Munteanu.Piloti i lancuar në Android në fund të prillit vjen në gjermanisht, spanjisht, rumanisht dhe anglisht. Aplikacioni ofron një pamje të përgjithshme të të gjitha ligjeve relevante, këshillave për regjistrim për synime administrative dhe gjithashtu shërben edhe si një fjalor.Ne kemi patur një përgjigje shumë positive. Ka shumë informacione të vlefshme kudo, por shpesh nuk janë shumë precize. Kështu që edhe institucionet dhe përdoruesit kanë reaguar shumë mirë ndaj informacionieve të ofruara përmes këtij aplikacioni, thotë lideri i projektit Alberto Ruiz.Në terma afatgjate, zhvilluesit e aplikacionit shpresojnë të propozojnë një për cdo vend të Bashkimit Europian me informacione të standartizuara për të bërë jetesën dhe punën jashtë vendit më të lehtë për qytetarët europianë./oranews.tv/