Ndrymishet klimaterike, pasojat e para përreth botës

Në samitin e fundit në Gjermani, liderët e G7 ranë dakort për të limituar ngrohjen globale në 2 gradë celcius, por përgjatë bregut të Senegalit, pasojat e ndryshimit klimaterik janë që tani të ndjeshme. Vija bregdetare Petite Cote po vuan nga humbja e madhe e tokës si pasojë e erozionit.Temperaturat në rritje, të shkaktuara nga rritja e emisioneve të CO2, kanë prekur komunitetet, hotelet dhe varrezat në vend. Në qytetin e Rufisque, Saliou Ndoye mirëmban varret bashkë me një person tjetër. Tre të katërtat e varrezave për të cilat ai kujdeset janë përpirë nga deti. Dicka e tillë është shkaktuar nga një miksim i rritjes së nivelit të detit dhe fuqisë së stuhive.Ka vetëm një pjesë të vogël të varrezave. Një pjesë e madhe është tashmë në det. Ndonjëherë fëmijët që lahen në plazh gjejnë kocka njerëzish. Është dicka e tmerrshme, thotë Ndoye.Sipas të dhënave qeveritare, erozioni bregdetar në vend varion mes një dhe dy centimetrave cdo vit. Deri në 2080, tre të katërtat e bregdetit do të përballet me risqe të mëdhaja erozioni si pasojë e rritjes së nivelit të detit. Kjo shifër ka arritur deri në gjysëm tani.Autoritetet janë përpjekur të luftojnë erozionin bregdetar për vite me rradhë.Aissata Sall nga Qendra e Monitorimit Ekologjik, thotë se që nga viti 2007 ka patur fryrje të forta që kanë shkaktuar probleme të mëdha në lagjen Thiawlene, në varreza dhe në shtepitë pranë. Shteti I Senegalit ka marrë masa provizore për mbrojtje të përkohshme, me shpresën për të gjetur në të ardhmen fonde substanciale. Diga anti kripë janë prezantuar ndaj kripëzimit të shtuar të tokave agrikulturale, ashtu sikurse janë shtuar mbrojtjet ndaj detit për të parandaluar erozionin e mëtejshëm.Petite Coste është gjithashtu shtëpia e shumë rezorteve turistike. E konsideruar prej shumë kohësh si një gjenerator i ekonomisë së Senegalit, personat që varen nga vizitoret për të ardhurat e tyre, tani kanë frikën e influencës nga valët në rritje.Alioune Ciss, pronari i hotelit Africa 6 thotë, turisti që blen disa pushime në plazh dhe vjen për të gjetur që nuk ka plazh, sapo të kthehet në vendin e tij do të ndërmarrë një ankesë. Kjo është arsyeja se pse hotelet po degradohen, sepse nuk kanë me klientë, nuk ka më asgjë. Është një fenomen që ndodhet aty, nuk ka më nevojeë të thuhet se është afatgjate, pasi ne kemi mbërritur në fund të kësaj periudhe.Në Saly, një program u lancua për të shpëtuar plazhet e hoteleve duke vendosur gurë butë për të ngadalësuar valët në përparim, megjithatë, puna u braktis së fundmi në këtë project. Në Rufisque, një digë u ndërtuar në Thiawlene. Por e gjitha kjo vjen me një cmim, rreth 5 milion euro, për 730 metra digë. Pavarësisht ujërave që po afrohen, Petite Cote në Senegal, vazhdon të tërheqë turistë. Ndërtimi i një aeroporti të ri ndërkombëtar po i jep shpresë pronarëve të hoteleve locale dhe restorantëve./oranews.tv/