Zbulimet në Jordani, hidhet dritë mbi fermat e para

Nje skuadër arkeologësh në Jordani të cilët kanë qenë duke punuar për disa vjet në Shkretëtirën e Zezë kanë bërë një zbulim që mund të hedhë drite mbi mënyrën se si njerëzit e parë kuptuan hendekun drejt agrikulturës.Skuadra ka gjetur prova 14 000 vjecare që mund të drejtojnë në një kuptim të ri të kulturës dhe mjedisit në lindjen e qytetërimit njerëzor në rajon. Në atë kohë, kjo zonë kishte më shumë shi dhe ishte e aftë të mbante edhe ndërtimet njerëzore.‘Është me të vërtetë një zbulim i ri ngacmues të cilin ne nuk prisnim ta zbulonim në këtë pjesë të vecantë të Azisë jugperëndimore. Dhe kjo ndryshon mënyrën se si ne mendojmë për këto komunitete që mblidhnin gjahtarët në fund të epokës së akullit, të cilët ishin në kulmin e zbulimit të këtyre teknologjive të reja të agrikulturës, këtyre mënyrave të reja të jetës të cilat po na influencojnë ne akoma edhe sot,’ thotë arkeologu Tobias Richter nga Universiteti i Kopenhagen.Nën bazaltin vullkanik në fushën e rrahur nga era, të thatë dhe me gurë, brenda kufirit sirian, kockat e një fëmije dhe një të rrituri janë duke dalë në sipërfaqe më ngadalë, pas të paktën 14 000 vjetësh të varrosura në shkretëtirë.Duke analizuar kockat, farat dhe mbetje të tjera, shkencëtarët shpresojnë të zbulojnë se në këtë zone, 14 000 vjet më parë, njerëzit filluan të punonin fermat, të hidhnin bazat dhe të formonin grupe sociale.‘Ne mund të identifikojmë më pas specie të ndryshme të bimëve, të cilat më vonë do të na tregojnë ne se çfarë gjërash rriteshin në këtë zonë. Është e vështirë të imagjinohet tani sepse është tërësisht shkretëtirë, por para shumë shumë viteve, ishte në të vërtetë shumë mirë këtu, shumë gjelbërim dhe ne mund ta dallojmë këtë nga mbetjet e bimëve,’ thotë koordinatori i gjetjeve Erin Estrup.Skuadra shpreson se zbulimet e mëtejshme në shkretëtirë do t’i ndihmojnë ata të ndërtojnë një tablo më të qartë të mënyrës se si ambienti dhe klima kanë ndryshuar me kalimin e kohës dhe impaktin që këto kanë patur në zhvillimin e qytetërimit njerëzor në zonë./oranews.tv/