Beerotor, droni imitues i bletëve
Pyetja se si bletët përdorin krahët e tyre për të fluturuar ka ngacmuar ekspertët për dekada, por tani kërkuesit e bio-robotikës në Universitetin e Marseille në Francë kanë krijuar një robot aerial i cili përdor shikimin për të naviguar në mënyrë autonome, njëlloj si bletët.Shumica e pajisjeve ajrore përdorin një akselerometër për stabilizimin e fluturimit. Krijesat e gjalla që fluturojnë, nga ana tjetër, mbështeten vetëm në ndjesinë e tyre të brendëshme të balancës të përcaktuar nga observimi mjedisor dhe sistemet e ndërtuara brenda në organizëm. Duke përdorur kërkimin tek bletët, shkencëtarët kanë krijuar BeeRotor, një rotorcraft i cili stabilizohet vetë në mënyrë vizuale, pa një akselerometër.Stephane Viollet, është një kërkues në Institutin e Shkencës Lëvizëse dhe kreu i skuadrës biorobotike dhe droneve, në Institutin Carnot të Marseille. ‘Ideja është të bëjmë shumë më pak burime, ky është mësimi që insektet na kanë mësuar, që ju mund të keni një sjellje tërësisht autonome në një ambjent të panjohur, pa patur nevojë për hartë, pa patur një GPS dhe përsëri duke menaxhuar situatën me pak burime.’BeeRotor mund të rregullojë shpejtësinë e tij dhe të evitojë pengesat pa patur nevojë të masë gravitetin, shpejtësinë ose lartësinë. Ai varet në të dhënat vizuale për të lëvizur. BeeRotor është testuar duke fluturuar përgjatë një platforme lëvizëse: madje edhe me mungesën e një sensori të shpejtësisë së ajrit, rotorcrafti tregoi se ishte i aftë të rregullonte nivelin e tij, shpejtësinë, të navigonte në mënyrë autonome dhe të ulej në mënyrë të sigurtë.Franck Ruffier, shkencëtar kërkues dhe bashkë drejtues i grupit kërkimor të biorobotikës në Institutin e Shkencës Lëvizëse thotë se rroboti, falë inteligjencës se tij dhe perceptimit të tij për tokën, eviton edhe pengesa të gjata.Por përpara se BeeRotor të ndërmarrë fluturime autonome jashtë dyerve, shkencëtarët do të duhet të përshtasin strukturën e tij për ta lejuar për një stabilizim më të madh./oranews.tv/