Shtëpia me sensorë, ndihmë për vëzhgimin e të moshuarve

Teksa mosha na përndjek të gjithëve, të gjtha teknologjitë ndërkohë janë duke na ndihmuar të mbajme të moshuarit të sigurtë dhe gjithashtu duke i qetësuar mendjen fëmijëve kur prindërit shpesh herë nuk i kanë pranë.Sa herë që Bill dhe Dorothy hapin frigoriferin, mbyllin derën e banjës, ose hapin kabinetin e ilaceve, sensorë të vegjël në shtëpinë e tyre në SanFrancisco regjistrojnë veprimet dhe krijojnë një regjistër dixhital, i cili mund të monitorohet nga një smartphone.Sistemi lejon tetëdhjetëvjecarët të qëndrojnë të pavarur, por ndërkohë edhe të sigurtë.David Glickman është bashkë themeluesi i Lively, kompanisë prapa iniciativës. Ajo i jep njerëzve qetësinë e mendjes dhe sigurinë që mamaja po ja del në rregull, pa patur nevojë për të qenë shumë ndërhyrës. Nuk ka asnjë video kamera ose ndonjë gjë të kësaj natyre. Sensorët mund të vendosen në të gjitha mobiliet dhe sendet e shtëpisë. Sistemi është i lirë dhe përdor akselerometra për të gjurmuar lëvizjet e objektiveve.Sidoqoftë, privatësia mbetet një cështje tjetër.Christine Ritchie është një professor i geriatrikës në shkollën e mjekësisë në San Francisco. Unë mendoj se sensoret kanë një potencial të madh duke i lejuar personat e moshuar të qëndrojnë të pavarur në shtëpi për periudha më të gjata kohe, por ka gjithashtu sfida me këto sensorë, vecanërisht në termat e ndërhyrjes potenciale të tyre në privatësi.Numri i personave të moshuar që vuajnë nga sëmundja e Alzheimer pritet të rritet në vitet e ardhshme dhe me kujdesjen shtëpiake dhe koston e saj me shumë gjasa në rritje, sistemi me sensorë do të ofrojë ndaj personave të moshuar sigurinë dhe pavarësinë./oranews.tv/