“Mirësevini në Botën e Akullt”, foto e parë HD e Plutonit tregon malet e akullta 3300 metroshe
Fotoja e parë me rezolucion të lartë e Plutonit tregon se ky planet ka male akulli 3300 metra të larta.Fotot e çmuara, të zbuluara së bashku me dy nga hënat e Plutonit, Charon dhe Hydra, provojnë se aktiviteti gjeologjik është ende duke u zhvilluar në botën e akullt.Shkencëtarët u habitën me madhështinë e këtyre maleve. NASA thotë se atom und të jenë në proçes ndërtimi.Ashtu si çdo pjesë tjetër e Plutonit, ky rajon i fotografuar duhet të ketë qenë i prekur nga mbeturinat hapësinore për miliarda vjet dhe me shumë gjasa ka qenë kraterizuar.“Ne tani kemi një planet të vogël të izoluar që tregon aktivitetin pas rreth 4.5 miliard vjetësh,” tha Alan Stern, investigatori kryesor i sondës “Horizontet e Reja”.
“Kjo është një nga sipërfaqet më të reja që kemi parë ndonjëherë në sistemin diellor,” shtoi Jeff Moore.Kjo është hera e parë që astronomët kanë parë një btë që kryesisht është e përbëra nga akulli.NASA thotë se disa proçese të tjera duhet të gjenerojnë peisazhin malor.“Kjo mund të na bëjë të rimendojmë për fuqitë gjeologjike e botëve të akullta,” tha John Spencer, nga Instituti i Kërkimeve.