Muzeu i Auschwitz, teknologjia ofron një përqasje të re
Një museum në Auschwitz, emri i të cilit është sinonimi i disa prej horroreve më të rënda të Luftës së Dytë Botërore, ka prezantuar elemente multimediale ndaj memorialeve të saj për tu lidhur më mirë me të kaluarën e tij. Quick Response ose QR, bar kode të përputhshme me telefonat mobile dhe tablet, janë vendosur në tabela informative në vende të ndryshme. Ato janë të vlefshme në Polonisht, Anglisht dhe Frengjisht.Bartosz Bartyzel, oficeri i shtypit i muzeumit thotë se ka bar kode të tilla në disa vende ku mund të skanohen dhe të lidhen me një rrjet të lirë WiFi, i cili ndahet nga ne. Ne mund të dëgjojmë dëshmitë nga të burgosurit e kaluar dhe falë zërave të tyre, ne mund të mësojmë mbi eksperiencat e tyre në kampe dhe mbi atë se cfarë kanë kaluar ata në Auschwitz-Birkenau.Teksa shumë filma dhe libra me fokus rreth Auschwitz janë prodhuar, besohet se pasja e një përvoje virtual me një të burgosur të kaluar do të kontribuojë në një experiencë më të pasur. Organizuesit mendojnë se me ndihmën e teknologjisë, turistet do të jenë të aftë të eksplorojnë më mirë muzeumin sikurse ta interpretojnë më mirë, vecanërisht vizitorët më të rinj, duke i lejuar ata të mësojnë mbi historinë e Auschwitz në një mënyrë moderne.Një visitor shprehet se aksesi ndaj mendjeve të njerëzve të rinj mund të jetë më i mirë në këtë mënyrë. Unë nuk e di se si mund të mendojnë ata, por ja vlen ta provosh, pa dyshim, thotë ai.Projekti është një iniciative e Unionit Francez të teë deportuarve të Auschwitz.Memoriali i Auschwitz-Birkenau dhe Muzeumi vizitohen cdo vit nga 1.5 milion njerëz.Mbi 1 milion të burgosur u vranë në kampet e përqëndrimit./oranews.tv/