Udhëtimi historik i avionit elektrik
Një avion francez Airbus E-fan, është futur në histori pasi u bë i pari aeroplan elektrik që kaloi kanalin e La Manshit të premten në mëngjes, duke mbërritur në Kale në verilindje të Francës pasi u nis nga juglindja e Anglisë.Avioni dyvendësh, që peshon 600 kilogram, i pilotuar nga francezi Didie Estejen, fluturoi për 40 minuta në një distancë prej 74 kilometrash, duke përsëritur më shumë se 100 vjet më vonë, udhëtimin e parë të kompanisë Airbus nga Anglia për në Francë, realizuar nga bashkëkombasi i tij Lui Blerua, në vitin 1909.Ekspertët e aviacionit civil mendojnë se E-fan, që deri më tani mund të fluturojë në një shpejtësi prej 220 kilometrash në orë, mund të shërbejë si një gur themeli për zbatimin e teknologjisë së avionëve elektrikë edhe në shërbim të udhëtimeve komerçale, duke ndihmuar në përmirësimin e kushteve klimaterike pasi do të reduktojë ndjeshëm emetimet e karbonit në ajër.