Njerëzit reagojnë për ndryshimet klimatike duke pyetur tashmë “Google”

Sipas  “The National Oceanic and Atmospheric Administration”  qershori i këtij viti ka qënë muaji më i nxehtë në histori e  temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim.Ajo ç’ka po ndodh në këto kushte, bëhet me dije për “The Huffington Post”  është që njerëzit po pyesin “Google-in” në lidhje me ndryshimin e klimës.Edhe pse të dhënat e “Google” nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin e njerëzve ndaj ndryshimeve klimatike apo çështje të tjera të mjedisit, ka një konsensus në komunitetin shkencor që ndryshimi i klimës po ndodh e se janë kryesisht njerëzit përgjegjës për të.Kjo sipas tyre  është një kërcënim për aktivitetet e njeriut dhe botën natyrore.Ndërkohë që  ndryshimi i klimës është pranuar edhe nga Senati i SHBA dhe Kombet e Bashkuara.Google ka publikuar të dhëna se si përdoruesit e kërkimit janë duke reaguar për valën intensive të të nxehtit të kësaj vere.Në Shtetet e Bashkuara, ndryshimi i klimës është veçanërisht i përfolur në Distriktin e Kolumbias, ku Senatori Vermont dhe kandidati demokrat për president  Bernie Sanders ka qenë një mbrojtës i hapur i mbrojtjes së mjedisit.Google gjithashtu ofroi të dhëna nga vende të tjera në botë. Kërkimet që lidhen me ndryshimet klimatike ishin jashtëzakonisht popullore në vendet e Paqësorit Jugor, në Afrikë, në Amerikën Qendrore.Trendi i të dhënave nga Google tregon edhe një ndryshim në mënyrën se si njerëzit flasin në lidhje me mjedisin. “ Ne nuk e përdorim më  fjalën “ngrohja globale”. Pas vitit 2008 ne flasim për “ndryshime klimatike”-shprehen studiuesit.Interesi  për ngrohjen globale  arriti kulmin në mars 2007 kur gjatë kësaj kohe një grup kërkimor isponsorizuar nga OKB deklaroi se ngrohja e temperaturave të tokës ka shumë të ngjarë të  jetë shkaktuara nga rritja e gazeve serë të shkaktuara  nga njeriu. / Marre nga ATA