LHC, CERN vazhdon me eksperimentin e rradhës

Ata kanë pritur për këtë moment për 27 muaj. Është një pritje që të lë pa frymë, plot me ankth teksa shkencëtarët skanojnë ekranet duke kërkuar për sinjalet më të vogla.Javën e kaluar Large Hadron Collider i CERN, i quajtur ndryshe LHC, filloi të ofronte të dhëna të reja fizike pas dy vjetësh mbyllje për përmirësime. LHC po fillon tani përplasjen me një energji record prej 13 Teraelektron-Volt, ose 13 TeV, energjia më e lartë e përplasjes e arritur ndonjëherë në historinë e fizikës. Shkencëtarët besojnë se kjo do të hapë një kapitull të ri shkencor dhe cka është më me shumë rëndësi, një kuptim më të thellë për universin tonë.Skuadra është e mrekulluar. Rolf Heuer është drejtori i pergjithshëm i veprimtarive në CERN. Unë mendoj se ne po jetojmë një moment fantastik, një moment të madh përplasje në 13 TeV për fizikën, thotë ai. Skuadra është duke kerkuar për pjesëzat më të vogla të materies sikurse edhe për të shpjeguar fenomenet ekzistuese si material e zezë, një formë e padukshme materie që përben rreth 27 përqind të të gjithë masës së universit.Më në fund kërkuesit tani e dinë se LHC është gati për një sfidë të paprecedente.Sergio Bertolucci, drejtori i kërkimit dhe kompjuterisë përdor një analogji detare për të shpjeguar magnitudën e kërkimit. Anija më e mirë në botë. Anija më e fuqishme në botë. Skuadra më e mirë në botë. Dhe tani jemi gati të nisemi për eksplorimin e rradhës, thotë ai.Duke përplasur grimcat me afërsisht shpejtësinë e dritës në akseleratorin prej 27 kilometrash, të ndodhur rreth 100 metra poshtë CERN, është e mundur të rikrijohet një skenar i ngjashëm me kushtet që ekzistonin në sekondat e para pas Big Bang, duke lejuar fizikantët të hedhin pak dritë në origjinen e kozmosit. LHC u fik më herët gjatë vitit 2013 në mënyrë që të pregatitej makineria për të punuar me një energji më të madhe dhe intensitet më të madh.  LHC tashmë mund të përplasë rreth biliona grimca protonesh bashkë në cdo sekondë, dy herë më shumë se më parë.Në vitin 2012 LHC dalloi grimcen Higgs Boson, e njohur ndryshe si grimca e Zotit, pjesa e fundit që mungonte në modelin standart, teoria predominantet në fizikën e grimcave që nga viti 1970. Zbulimi I dha dy cmime Nobel në vitin 2013, profesorëve Peter Higgs dhe Francois Englert.Përparimet më të fundit ka shpërndarë optimizëm mes kërkuesve në CERN. Fabiola Gianotti është dretoresha e përgjithshme aktuale në CERN. Është gjithashtu një pikë fillimi e rëndësishme, thotë ajo, sepse kjo energji më e lartë do të na lejojë ne të adresojmë pyetjet e rëndësishme ekzistuese në fizikën e grimcave. Rob McPherson, zëdhënësi i eksperimentit ATLAS shpjegon se cfarë do të kërkojë skuadra në vitet e ardhshme. Kërkimet e reja mbi grimcat që ne do të bëjmë më vonë gjatë këtij viti dhe gjithashtu edhe në dy vitet e ardhshme, unë me të vërtetë shpresoj se do të shohim ndonjë shenjë për sa i përket një energjie që mungon me të vërtetë domethënëse, e cila është shenja, e grimcave të materies së zezë të prodhuara nga LHC dhe ndoshta kjo lidhet me matjet astronomike të masës që mungon, materies që mungon në Univers dhe të cilën ne nuk e kuptojmë mirë. Për të marrë një përgjigje ndaj mistereve të university, do të na duhen shumë vite të tjera mbledhje të dhënash dhe analizash.Por një gjë është e sigurtë për shkencëtarët e CERN, përmes studimit të së voglës infinite ata do të jenë përfundimisht të aftë të kenë një kuptueshmëri më të mirë të së madhës infinite./oranews.tv/