Aplikacioni për lindjet, zbulimi i lindjeve para kohe

Kërkuesit në Universitetin e Nottingham në Mbretërinë e Bashkuar kanë prodhuar një aplikacion për telefonat mobile, të dizenjuar për të identifikuar se cilët fëmijë të lindur janë lindur para kohe mjaftueshëm për të patur nevojë për një kujdes të specializuar.Skanerat me ultratinguj nuk janë gjithmonë të disponueshëm në vendet në zhvillim, kështu që dita e ngjizjes jo gjithmonë llogaritet në mënyrë të përpiktë. Por ky aplikacion smartphoni mund të përcaktojë moshën e fëmijëve të sapolindur duke përdorur karakteristikat të veçanta në këmbët e tyre, fytyrën dhe veshët për të identifikuar ato të cilët mund të kenë nevojë për kujdes urgjent mjekësor.Michel Valstar është asistent profesor në Universitetin e Nottingham për sa i përket kompjuterisë. ‘Është i krijuar për të marrë sa më shumë të dhëna nga sa më shumë femijë që ne kemi mundësi, për të dalluar automatikisht se sa muajsh është fëmija, në terma të ngjizjes së tij. Kështu që thjesht hap një kamera për ju dhe ju jep një informacion mbi vendin se ku duhet të jetë fytyra, ose veshi ose këmba.’Aplikacionet si këto përdoren për të identifikuar të gjitha llojet e sëmundjeve ditët e sotme, duke përfshirë edhe disa kancer. Por nuk është thjesht e dobishme për bebet individuale. Zhvilluesit e aplikacionit shpresojnë se ai do t’i mundësojë organizatave shëndetësore për të identifikuar xhepat e lindjeve të parakoheshme në zona të largëta.Dr. Don Sharkey është profesor i asociuar në Mjekësinë Neonatale në Queen’s Medical Centre në Universitetin e Nottingham. ‘Aktualisht ajo që ne mund të bëjmë është të përdorim informacionin nga smartphoni, të uploduar në një databazë qëndrore. Ajo mund të na tregojë ne se ku janë xhepat e lindjeve para kohe dhe më pas ne mund të mendojmë për ndërhyrjet. Pra, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Kombet e Bashkuara mund të shënjestrojnë më pas atë popullatë specifike duke e ditur se ka një problem me fëmijët e lindur para kohe.’Skuadra gjithashtu planifikon të eksplorojë dallimet e mundshme në zhvillimin që nga ngjizja mes bebeve të lindura në pjesë të ndryshm të botës./oranews.tv/