Varësia nga telefoni, psikoza e re e njerëzve

Shumë nga ne kontrollojnë telefonat mobile cdo minutë, madje edhe teksa jemi duke drejtuar makinën, ose duke kaluar në një rrugë me shumë kalimtarë. Telefonat mobile janë pothuajse një fiksim.Kaq shumë, sa që Lin Chenglin, një student kinez 20 vjecar, ka bërë një film vizatimor 3 minuta duke përshkruar horrorin e varësisë totale ndaj telefonave mobile.Në film, përdorimi i tejskajshëm i telefonave mobile shkakton një rang aksidentesh, nga përplasjet me makinë deri në fatkeqësitë industriale.‘Unë mendoj se çdokush që gjithmonë luan me telefonat e tyre mobile e bën të duket sikur po ëndërron.’ Thotë Lind Chenglin. ‘Ata nuk e konsiderojnë kurrë mos përdorimin e telefonit të tyre dhe ata mendojnë se nuk ka asgjë të keqe me këtë lloj sjellje. Ndoshta lancimi i këtij filmi të animuar mund të jetë një thirrje për t’u zgjuar. Disa njerëz mund të vazhdojnë të ëndërrojnë, por disa mund edhe të zgjohen.’Video e Li ishte një hit në klasën e tij, por shpejt u bë një video virale në internet. Me më shumë se 40 milion shikime deri në fund të muajit maj, video i ka bërë njerëzit të flasin mbi atë që shpesh është një fiksim apo varësi e pandërgjegjshme.Por jo çdokush është vazhdimisht i lidhur me telefonin. ‘Unë nuk e kuptoj pse njerëzit gjithmonë duhet të jenë duke parë në telefonat e tyre. Unë mendoj se ata duhet të jenë të vetmuar, gjithmonë duke parë telefonat e tyre’ komenton një kalimtar. ‘Unë nuk e kuptoj, sepse unë nuk përdor një telefon mobil dhe nuk më pëlqen të përdor një të tillë.’/oranews.tv/