US Airline shpërblen dy hakerat me 1 milion milje fluturime falas, zbuluan problemet në faqen e tyre
US Airline United ka shpërblyer me një milion milje fluturim falas hakerat që vune re probleme me sigurinë në faqen e tyre të internetit.Dy hakerat u vlerësuan nga kompania ajrore US Airline United me qëndër në Chikago për zbulimin e problemeve në website-in e linjës ajrore duke mos i shpërndarë ato online.Ekspertja e sigurisë Jessica Barker shprehet për BBC News se skemat e tilla si shpërblimi i atyre që gjejnë pasaktësi në faqet online e bëjne internetin një vend më të sigurt për të gjithë përdoruesit.Ideja e raportimit të problemeve duke i dhëne kohë kompanive për ti rregulluar dhe ndrequr ato nuk është e re.Kompani të mëdha si Yahoo,Google dhe Facebook ofrojnë para që ti raportohen privatisht problemet ne faqet e tyre online.
Në shkëmbim të fluturimeve falas që i ofrohen hakerave, atyre i kërkohet të mos e bëjnë publike natyrën e pasaktësive që ata gjejnë ne faqet online.Disa kritikë thanë se kjo mund ti shtyje kompanitë të mos punësojnë një staf profesional sigurie pasi është më ekonomike ti ofrosh para hakerave për zgjidhjen e këtyre problemeve.Dr. Barker kundërshton duke shprehur se kjo duhet të jetë pjesë e afrimit të përgjithshëm drejt sigurisë dhe është padyshim një drejtim i mirë.Ajo shtoi se kjo gjë ndihmon edhe kompanitë e vogla të cilat nuk kanë mundësi të shpërblejnë hakerat por mund ti ofrojnë atyre sherbime dhe produkte falas në këmbim të identifikimit të problemeve që hasin në faqet e internetit.