Çmimet europiane për shpikësit, vlerësohen arritjet më të fundit

Edicioni i dhjetë i cmimit europian të shpikësit i cili prezantohet cdo vit nga zyra europiane e patentave në bashkëpunim me komisionin europian u mbajt në Paris. Një juri ndërkombëtare me pjesëtare nga industria, shkenca dhe media zgjodhi 15 finalistët nga qindra aplikantë.Cmimi i arritjes së jetës i’u dorëzua shpikësit zvicerian Andreas Manz i cili u nderua për shpikjen e teknologjisë së cipit mikrolaborator. Falë punës së tij tashmë është e mundur të ndërmerren analiza komplekse mjekësore, biologjike ose kimike, shpejt dhe në mënyrë eficente në mikrocipe jo me të mëdhenj se vetëm disa milimetra në madhësi. Teknologjia e laboratorit në një cip premton të revolucionarizojë monitorimin në terren dhe diagonozat. Përdorimet e ardhshme mund të përfshijnë testime të shpejta, jo të shtrenjta, në zona të largëta dhe të varfëra të cilat janë të vështira për tu arritur kur ka raste sëmundjesh endemike ose pandemike.Mes sëmundjeve të tjera, kërkimi është aktualisht duke u ndërmarrë për diagnostikimin e HIV dhe malarias. Në thelb avantazhi i laboratorit në cip është se në një hapësirë të vogël cdo gjë shkon më shpejt. Kjo quhet ligji i përshkallëzimit. Merrni për shembull një elefant, mënyra se si ecën një elefant, shumë ngadalë. Një mi, një mi i vogël ecën shpejt. Dhe është e njëjta me molekulat tona, pra në thelb në një sistem të vogël, në një mikrocip, analiza do të jetë shumë më e shpejtë, shpjegon shpikësi.Shpikja e një testi me bazë prej përbërje qelizore i cili e bën të mundur ofrimin e trajtimit të shënjestruar për kancerin e gjirit fitoi cmimin e kategorisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha. Ky cmim shkoi për Laura van’t Veer nga Hollanda.MammaPrint përcakton rriskun e një pacienti për matastaza. Teknologjia e prezantuar në vitin 2007 ka ndihmuar deri tani më shumë se 40 000 gra me trajtime për kancerin dhe do të thotë që tani 20 deri në 30 përqind më pak femra duhet të ndërmarrin kimioterapi të gjata.Femrat mund të heqin dorë nga kimioterapia nëse rrisku i përsëritjes është i ulët, cka do të thotë se ato nuk kanë pse të vuajnë të gjitha efektet anësore dhe të lënë pas përditshmërinë e tyre deri në një vit dhe për femrat që kanë nevojë për kimioterapi, kjo e fundit do të bazohet në rezultatet e personalizuara të testit të Mammaprint.Austriaku Franz Amtmann dhe Philippe Maugars nga Franca fituan cmimin për kontributin e tyre në zhvillimin e NearFieldCommunication (NCF), një teknologji e sigurtë pa kontakt për transferimin e të dhënave përmes pajisjeve mobile. Shpikja hap një rang pothuajse të palimit të mundësive të reja për pajisjet mobile duke lejuar smartphonet për shembull për tu përdorur në të ardhmen si portofole virtual, kontrolle për shtëpitë e zgjuara dhe akses ndaj zonave të sigurta.Nëse ju keni futur një biletë metroje në telefonin tuaj, ju futeni në metrone e Parisit, por papritur bateria e telefonit tuaj mbaron. Me NFC ju mund të dilni që aty, sepse bileta mund të merret nga infrastruktura e metrosë, cka nuk është e mundur me Bluetooth ose WI-Fi, shpjegon Philippe Maugars. Funksionon gjithashtu edhe me pajisje passive, cka do të thotë që nuk kanë bateri. Ju thjesht e prekni dhe menjëherë hap adresën e internetit e cila ishte e futur në etiketë, shton Franz Amtmann.Në cmimet e tjera Ludwik Leibler nga Franca u nderua në kategorinë e kërkimit për shpikjen e klasit të ri të plastikave të riciklueshme. Ian Frazer nga Australia dhe Jian Zhou morren cmimin popullor për shpikjen e tyre të vaksinës së parë të vote kundër kancerit cevikal./oranews.tv/