Gjymtyrët rrobotike, e ardhmja e njerëzimit
Dhjetë vjet më parë, pas një incidenti me të shtëna, Erik Sorto u paralizua nga qafa e poshtë. Por tani ai mund të pijë birrë përsëri, falë gjymtyrës së tij prostetike, e zhvilluar së fundmi në SH.B.A. Ajo është e lidhur me korteksin posterior paretial, pjesa e trurit që kontrollon jo vetëm lëvizjet, por edhe qëllimin e pacientit për të lëvizur.Erik Sorto shpjegon: ‘Unë filloj të mendoj për krahun rrobotik, unë mbyll sytë e mij thjeshtësisht dhe filloj të imagjinoj krahun rrobotik që atë se çfarë dua të bëj.’Kirurgët në Universitetin e Kalifornisë së Jugut implantuan dy elektroda të vogla në trurin e pacientit, të cilat u lidhën më pas përmes kabujve me kompjuterët që mund të procesonin dhe të dekodonin sinjalet e trurit. Këto sinjale të dekoduara u dërguan më pas në një kursor dhe një krah rrobotik. Pas kirurgjisë, Erik Sorto mësoi të përdorte kursorin dhe krahun. Shkencëtarët thanë se ishte një surprize e madhe që ai mund të kontrollonte gjymtyrën në ditën e parë.Charles Y Liu, një neurokirurg, thotë: ‘Tani ne kemi një ndërfaqje kontrolli tërësisht të re tru-makineri që hap një drejtim totalisht të ri në zhvillimin e teknologjive, teknologjive transformative që janë dizenjuar për t’i dhënë pacientëve të cilët kanë vuajtur nga dëmtimet neurokirurgjikale, aftësinë për t’u bërë më të pavarur nga c’janë tani.’Është një hap i madh përpara, në një fushë që ka qenë e vështirë për t’u pushtuar deri tani./oranews.tv/