Avionët rusë në brigjet e Kalifornisë urojnë Ditën e Pavarësisë

Avionët rusë kanë monitoruar nga afër Kaliforninë dhe Alaskën më 4 korrik, madje pilotët rusë kanë uruar kolegët zbulues amerikanë për festën e pavarësisë kur kanë komunikuar në radio pasi janë interceptuar.Lajmi u zbulua vetëm sot nga Komanda e Mbrojtjes Aeronautike Amerikane, e cila konfirmoi se dy avionët bombardues Tu-95 edhe pse ishin fare pranë, nuk e kishin shkelur hapsirën ajrore amerikane. Survejimi ka ndodhur pikërisht në kohën kur në Shtëpinë e Bardhë, në bregun tjetër të Shteteve të Bashkuara, presidenti Barak Obama, merrte urimet e homologut rus, Vladimir Putin, për ditën e pavarësisë.Përfaqësues të Komandës Aeronautike thanë për CNN se pavarësisht që fluturimi nuk përbën kërcënim konkret, është destabilizues për faktin që për herë të parë pas shumë vitesh survejimi rus përfshinte edhe jugun e bregut perëndimor.Gjatë vitit të fundit, ndërsa marrëdhëniet mes Rusisë dhe perëndimit janë përkeqësuar ndjeshëm për shkak të krizës në Ukrainë, avionët rusë janë parë shpesh në fluturim pranë brigjeve të shteteve të ndryshme europiane, sidomos ato balltike dhe skandinave.133246810-6655aa96-a804-4ecb-9ac1-0310d12b1b7d 133246825-d412f133-abdb-4732-89ee-d64d3b0883f3 133246827-319fc2e1-4c32-4364-8f96-3792c6dca59a 133246113-90911465-39ad-4ca8-a00d-7feedab1cf39 133246077-e2cb073f-cb9c-4fdc-8aa5-2d041de68698 133246051-55a70be0-6600-455e-aa76-9d2d0b90290b 133246072-9e2a068b-03fb-4e3d-a261-7c1b6b3120e3 133246848-07964a87-4196-4629-9b28-913893fa51ac 133246072-db90b955-a6e6-40ee-b5a3-5a42bcccd6f6 133246884-c4fdc7fe-1507-46e7-b32c-27a1c114f5d7