Një Tokë e re, NASA zbulon një planet të njëjtë me tonin

Planeti Tokë mund të ketë një kopje të dytë! Ky është zbulimi që ka bërë teleskopi Kepler i Agjencisë Amerikane të Hapësirës, NASA, në udhëtimin e tij në galaktikë.Sipas të dhënave të marra nga survejimi, ekzistojnë disa planete të tjerë me karakteristika të ngjashme me tonin, me një diell me po të njejtat përmasa, por shumë më të vjetër.Sipas shkencëtarëve që analizojnë nga laboratori në tokë të dhënat e siguruara nga teleskopi Kepler, planetet e ngjashëm me Tokën kanë një diametër 60% më të madh, por mund të jenë po aq të freskët sa për të pasur ujë, dhe si rrjedhojë, në to mund të lulëzojë jeta njëlloj si në Tokë.Njeri prej tyre, i pagëzuar Kepler 452 B, është edhe më i përafërti me planetin tonë, pasi vitet atje kanë të njejtën gjatësi me tokën, edhe pse siguron 10% më tepër energji nga dielli i tij.Nga 500 planetet e zbuluar së fundmi nga Kepler, janë plot 12 që ndajnë të njejtat karakteristika me Tokën, dhe sipas shkencëtarëve të dhënat e siguruara janë më të mirat të marra ndonjëherë në lidhje me ndonjë planet tjetër ku mund të ketë jetë.Studimi do të ndihmojë gjithashtu shkencëtarët të kuptojnë se çfarë mund të ndodhë me diellin tonë pas miliona vitesh, ndërsa ai vjetërohet dhe bëhet edhe më i shndritshëm, duke shkaktuar thatësira dhe zhdukur përgjithmonë ujin nga planeti ynë.Zbulimi i jashtëzakonshëm bëhet vetëm pak ditë pasi disa shkencëtarë, me mbështetjen e fizikanit Stefen Hoking dhe miliarderit rus Juri Milner, nisën një projekt 100 milionë dollarësh për të kërkuar në hapësirë edhe përtej sistemit tonë diellor, për jetë aliene.Pyetja nëse jemi të vetëm në këtë botë ka munduar njerëzimin për vite me radhë, ndërsa sipas zbulimeve më të fundit vetëm në galaksinë tonë mund të ketë dhjetra miliarda planete të tjerë të banueshëm, çka vetëm sa ka shtyrë nevojën për të ditur më tepër.452b_artistconcept_beautyshot 452b_system_comparisonNASA