Berisha: Hakmarrja për Drejtësi kërcënoi Ramën për operacionin "Xibraka"

Ish kryeministri Berisha deklaroi sot në Kuvend se pas laboratorit të Kokainës të zbuluar në Elbasan fshihet Hakmarrja për Drejtësi e cila ka kërcënuar kryeministrin Rama në lidhje me operacionin e zbulimit.Sali Berisha:  A e dini ju që i tërë grupi i Hakmarrjes për Drejtësi që ishte prapa Uzinës së miellit të partisë në Xibrakë I ka lidhjet tek Edi Rama. Shko e shini për ndershmëri cilat janë fondet që ka dorëzuar Marie Xhavara në emër të Gëzim Xhilës në arkën e PS-së. E ëma e Genti Xhixhës. Ajo ishte punonjëse besnike e Edi Ramës në bashki. Pyesni pak sa deputetë tuaj kanë shkuar të bëjnë pushime në Kubë? Pyesni sa kryepolicë tuaj kanë udhëtuar në Kubë. I kam denoncuar dhe I denoncoj.Pyesni pak Cipën çfarë marrëdhëniesh ka me Xhixhën? E njeh apo jo? I ka paguar ndonjë udhëtim apo jo, të dalë të thotë jo. Merrni tabulatet e Edi Ramës se çfarë kërcënimesh të tmerrshme i ka bërë “Hakmarrja për Drejtësi” kur ka lejuar asgjësimin e bazës në Elbasan. që se bënë gjermanët me prokurorinë dhe Edi Rama. Merrni tabulatet, pyetni cfarë I ka thënë Hakmarrja për Drejtësi Edi Ramës. Edi Rama ka pjesëtarë të familjes direkt. A e dini ju se cfarë është Gentian Hodaj ? Miku më I ngushtë I vëllait të Edi Ramës. Kurse Rama kushërirën e tij e ka besniken më të madhe në Vlorë dhe me urdhër të Hakmarrjes për Drejtësi e çoi në krye të Hipotekës. Janë të dokumentuara. Me cfarë financohet gazeta e Hakmarrjes për Drejtësi. E tëra me paratë e drogës. Po ajo e kahut legal të Hakmarrjes, e cunave të Arta Dades që del këtu e shpif. Do I them zonjës në vitet 1992- 1996 kemi dhënë plumb e fishekë por ua kemi dhënë atyre që luftonin Millosheviçin dhe e mundën. I kemi dhënë, krijo komision po deshe. U kemi dhënë dhe jam krenar . Ua kemi dhënë falas që ta merrni vesh ju. Pa asnjë qindrakë. Kjo është e vërteta. Te gjitha detajet mbi operacionin 'Xibraka"Kokaina e përpunuar në Elbasan tregtohej në Europë. Mes 11 të arrestuarve nipi i Enver Hoxhës